Në Korfuz është gjetur trupi i dekompozuar i gjinisë mashkullore.
Sipas mediave greke, trupi dyshohet se i përket 35-vjeçarit shqiptar, Skënder Toska. Toska, babai I dy fëmijëve, ishte shpallur i zhdukur që prej prillit të vitit 2018. Autoritetet vendase dyshojnë për Skënder Toskën, kjo për shkak se pranë trupit u gjet pasaporta e 35-vjeçari me origjinë shqiptare. Ndërkohë që pritet të bëhet ekzaminimi mjeko-ligjor./apel.media