Gjendet pas 2 viteve ish-modelja, pamja e saj i shokon të gjithë

Dy vite më parë modelja e fitnessit, Loni Willison, u zhduk nga jeta publike dhe së fundmi është parë duke jetuar rrugëve të Venice Beach në Los Angeles. Ajo ka mbetur e pastrehë që nga viti 2016-të dhe vazhdon të ketë disa probleme të shëndetit mendor.

Ish-modelja dhe ish-bashkëshortja e aktorit të Baywatch, Jeremy Jackson, ka thënë për “The Sun” se është shumë e kënaqur me jetën e saj.

“Nuk kam folur me Jeremy. Nuk dua të flasë me miqtë e mi, jam shumë mirë. Nuk dua asnjë të më ndihmojë”, është shprehur ajo.

Loni është martuar me Jeremy nga viti 2012-2014, kur vendosën t’i jepnin fund martesës. Ish-modelja ka thënë për “The Sun” se mund të jetojë e vetme dhe se ka gjithçka për të cilën ka nevojë.

“Nuk kam celular. Kam ushqim dhe kam një vend ku mund të fle. Marr para këtu, ka ushqime në kosha dhe afër dyqaneve. Ka shumë gjëra këtu”, është shprehur Loni Willison.

Më parë ajo zbukuronte kopertinat e revistës “Australian Glam Fit”, ndërsa në fotot e fundit është shfaqur me disa dhëmbë më pak në gojë dhe me flokë të prerë shkurt e të lyer në ngjyrë rozë.