Gjendet kryevepra e artit që u vodh 23-vite më parë- Hajdutët e kishin fshehur në vendin më perfekt

“Portreti i një Zonje”, një pikturë e Gustav Klimt, u zhduk pa lënë gjurmë rreth 23 vite më parë në një galeri arti në Piacenza. Mirëpo, sot mendohet se vepra me vlerë 60 milionë euro ësht...

“Portreti i një Zonje”, një pikturë e Gustav Klimt, u zhduk pa lënë gjurmë rreth 23 vite më parë në një galeri arti në Piacenza. Mirëpo, sot mendohet se vepra me vlerë 60 milionë euro është gjetur, pikërisht në murin e galerisë ku dhe humbi.

Një prej punëtorëve  teksa po pastronte  disa bimë në murin e jashtëm të galerisë,  vuri re një zgavër, brenda së cilës gjeti dhe pikturën e famshme të mbështjellë me qese.

Ende po punohet për verifikimin e pikturës, gjithsesi Massimo Ferrari, drejtori i galerisë është i sigurt që bëhet fjalë për veprën origjinale, duke qenë se ka të njëjtat pulla prej dylli në pjesën e prapme të saj.

Piktura është  vjedhur  më 22 shkurt të vitit 1997 nga galeria e artit modern Riçi-Oddi në Piacenza.

Portreti i një Zonje u pikturua nga artisti vjenez në vitet 1916-1917,  në atë kohë Klimt ka qenë edhe në vitet e fundit të jetës.

Ajo që  e bën të jashtëzakonshme pikturën e tij është fakti se pak muaj para se të vidhej, një studente arti, Claudia Maga, zbuloi se Portreti i një Zonje ishte pikturuar sipër një tjetër vepre të artistit. Mendohet se piktura tjetër ka qenë portreti i një vajze, që ka vdekur papritur./old.apel.media