Gjendet i varur në pemë 57-vjeçari/ Ishte shpallur i zhdukur në Gusht

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Gramshit.

Gazetari Shkëlzen Henko, raporton për “Balkanweb”, se është gjetur i varur në pemë 57-vjeçari Y. F.

Ky shtetas ishte shpallur i zhdukur nga familjarët më datë 29 gusht.


Nuk dihet ende shkaqet apo rrethanat e vetëvarjes, por ndërkohë, policia është duke punuar në këtë drejtim.