Gjendet i mbytur një person në zonën e Petroliferës në Vlorë

ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një person është konstatuar i mbytur në zonën e Petroliferës në Vlorë.

Trupi është evidentuar mëngjesin e sotëm nga peshkatarë të zonës.

Trupi dyshohet të ketë kohë pasi është gati i dekompozuar, ndërkohë që dyshohet se bëhet fjalë për një shtetas të huaj.

Ndërkohë që nuk dihen arsyet e kësaj ngjarjeje.

“Më datë 13.10.2021, në orën 09:00, në afërsi të molit të Petroliferës, Vlorë, është gjetur i pajetë, një shtetas ende i paidentifikuar.” – bën me dije policia. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.