Gjendet e pajetë një grua në Durrës, dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale

Një grua rreth 40 vjeçë është gjendur e vdekur në qytetin e Durrësit.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Njoftimi i plotë:

Më datë 13.09.2021, në lagjen nr.4, Durrës, në një mjet të parkuar prej kohësh (në gjendje jofunksionale), është gjetur pa shenja jete një shtetase ende e paidentifikuar rreth 40 vjeçe, (endacake).

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe identifikimin e viktimës.