Gjenden të vrarë në banesë, dyshohet se djali vrau prindërit

Një çift shqiptar Durim dhe Suada Hadri u gjenden të vdekur në banesën e tyre në Prizren.Në trupat e viktimëve janë vërejtur plagë të shkaktuara nga armë zjarri. Bëhet me dije se i dyshuari për vrasjet është A.Hadri, djali i tyre. Ai është larguar nga Kosova në Maqedoni me datën 20 janar, e më 21 janar nga Maqedonia në Greqi.

Ndërkaq gjatë ditës së sotme policia ka marrë në pyetje edhe dy fëmijët e tjerë të çiftit Hadri, të cilët pas marrjes së lajmit për vrasjen e prindërve të tyre, kanë ardhur nga Suedia në Kosovë./apel.media