Gjekmarkaj: Mjekët s’kanë pse kërcënojnë Bashën, ai nuk po i akuzon

Analisti Agron Gjekmarkaj, në një intervistë të drejtpërdrejtë për media, ka komentuar deklaratën e Najada Çomos nga Infektivi me mjekët mbrapa një ditë pasi lideri i PD, Lulzim Basha kisthe denoncuar fshehjen e numrit të viktimave nga COVID-19.

Gjekmarkaj thotë se mjekët kur janë nën bluzë s’kanë pse kërcënojnë Bashën që do e çojnë në Prokurori pasi ai nuk i akuzoi për numrin e viktimave.

Ai shton se në rastin më të mirë ajo dalje publike e mjekëve ishte akt emocional, por në rasin më të keq Ministria e Shëndetësisë po i përdor.

”Po e filloj nga vetja, meqë dijet në mjekësi të miat janë të pakta. Po përdorim një logjikë subjektive nga faktet që na vijnë. Më duket se është me rënie shkak pasojë.

Hemoragjinë kush e shkaktoi? Apo i bie me çekiç kokës? Italia, Kosova e Maqedonia e Veriut japin shifra të sakta. Ne në Tiranë marrim vesh nga njëri-tjetri, dhe s’mund të fshihet. Apo nga Lezha. Tani sa i përket, raportit me mjekët, më ka bërë përshtypje që duhet ta them, unë vetë në fillim të pandemisë mjekët i kam parë si engjëjt mbrojtës. Meritojnë gjithë respektin e zotit, kanë bërë më shumë.

Por më ka shqetësua një moment. Më ka bërë përshtypje, ndoshta ishte akt emocional, kur janë nën bluzë s’kanë pse të kërcënojnë Bashën. Ai nuk akuzon mjekët, e drejton gishtin ndaj shtetit. Atij iu kthyen mjekët. Reagim emocional në rastin më të mirë, më e keqja përdoren nga Ministria e Shëndetësisë.

Në mars, në prill kryeministri shfaqte arkivolet në Bergamo kur ne kishim shifra të ulët. Kryeministri i përdori këto pamje, dhe më e keqja do shkonim për dhjam qeni. Tani mua më duket sikur, nëse rezulton e vërtetë që janë fshehur numri i viktimave dhe të infektuarve prap të shkon si ushqim për retorikën politike të tij.

Rezulton që në kartela të vdekjes pacientit i del shkaku COVID-19, dhe nuk korrespondon tek të dhënat raportime. Edi Rama foli të shtunën, e intimidoi edhe Prokurorinë që mos futej në një çështje që është politike, por në fakt duhet të futet.”- tha Gjekmarkaj.