Gjatë 24 orëve të fundit, Policia Rrugore e Tiranës pezullon 34 leje drejtimi, dhe arreston 5 shoferë për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit

Policia Rrugore e Tiranës Vijon monitorimi i qarkullimit rrugor nëpërmjet mjeteve inteligjente, radarëve automatikë, dronit “edukues” dhe alkool-testuesve. Gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i mini...
Gjatë 24 orëve të fundit, Policia Rrugore e Tiranës pezullon 34 leje drejtimi, dhe arreston 5 shoferë për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit
Foto: Gjatë 24 orëve të fundit, Policia Rrugore e Tiranës pezullon 34 leje drejtimi, dhe arreston 5 shoferë për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit

Policia Rrugore e Tiranës

Vijon monitorimi i qarkullimit rrugor nëpërmjet mjeteve inteligjente, radarëve automatikë, dronit “edukues” dhe alkool-testuesve.

Gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i minitorimit të qarkullimit rrugor nga mjetet inteligjente dhe radarët automatikë, janë pezulluar 34 leje drejtimi, si dhe janë arrestuar 5 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit, të respektojnë përparësinë e këmbësorëve në vijat e bardha, të mos kryejnë gara shpejtësie, të vendosin rripin e sigurimit , të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos kryejnë parakalime të gabuara, si dhe të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.