Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar 9.966 raste të reja me koronavirus

Sipas të dhënave nga Agjencia e Shëndetit Publik, me 9.966 rastet e reja në 24 orët e fundit, numri i rasteve deri më tani ka arritur në 6.887.791 ndërsa me 81 vdekje numri i përgjithshëm i viktimave nga COVID-19 arriti në 115.442.

Në spitale vazhdojnë trajtimin 10.115 persona, prej të cilëve 2.151 në kujdesin intensiv. Ndërkohë norma e shtrimeve për trajtim në spitale ka që nga dje ka rënë në 18.4 për qind.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori 2020 e deri më tani numri i personave që kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 ka arritur në 49.540.420 ndërsa 46.428.107 të tjerë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.