Gjasula: Si finale me Poloninë, Gjimshiti ka thyer krahun

“Shumë fitore e rëndësishme, nuk më intereson kartoni. Kemi lënë një grup të hapur, me Poloninë e kemi si finale. Më duket se te goditja ishte për në rrjetë, goca ka ditëlindjen dhe do ishte për të, ia uroj ditëlindjen.

Polonia? Besoj se do bëhet një ndeshje si sot, të mos pësojmë gol. Ta mbajmë 0-0 sa më gjatë, do krijojmë raste si sot, sepse kemi kualitet dhe tifozët do na mbështesin gjatë gjithë takimit. Fitorja ishte për Gjimshitin, ka thyer krahun dhe tani është në spital”, – tha Gjasula pas fitores 1-0 në “Puskas Arena”.