Gentian Zenelaj: Ore talleni ju, vërtet mendoni se Shqipërinë do e shpëtojë PD dhe do zgjidhë hallet tona?

Dy aktorët Genc Fuga dhe Gentian Zenelaj këtë të premte të ftuar në ABC Live kanë komentuar situatën politike në të cilën ndodhet vendi ynë.

Në fjalën e tyre aktorët theksojnë se është e pamundur të mendosh sesi jemi të katandisur për shkak se politikanët tanë vijojnë që të jenë të jenë po të njëjtën në 30 vite.

Fuga ka theksuar se rritja e çmimeve është një marrëveshje mes mazhorancës dhe opozitës dhe lëvizja qytetare nuk merret parasysh.

Zenelaj ka theksuar se mandati i tretë i qeverisjes vijon që të jetë për meme dhe për batuta dhe jo për atë rol që ato vërtet duhet të kenë në krye të vendit.

Zenelaj shprehet se është e kotë që të shpresojmë që një opozitë që ka 20 vrima brenda vetes të zgjidhe halle tona.

“Se kuptoj që ky mandat të vijojë të jetë meme dhe batuta, batutat i bëjmë ne në skenë jo ato aty. Unë si qytetar dhe mamaja ime si pensioniste, çfarë ju duhet akuzat që ato hedhin me njëri tjetrin.

Ne e nisim historinë nga Skëndërbeu, memoria jonë është afatshkurtër dhe harrojmë se kjo “m*tër”, politike ka prodhuar këto politika që në ’91.

Ne kemi ato që kemi zgjedhur dhe lartësuar e bërë lider dhe ja kemi varë opozitës mëlçitë në qafë.

Ne mendojmë se opozita do zgjidhi hallet tona, por ajo ka nja 20 vrima e s’po i zgjidh dot, mos o zot me zgjidh tonat.

Shqipëria ka pas një protestë të suksesshme, atë të armëve kimike, pasi ata i thanë ik çdo politikani që ishte aty dhe e vetmja lëvizje qytetare që fitoji. Ndërsa ë tjerat që u përfshi politika kanë dështuar.

Ne të thrim për parti, shtrohet syfyri në oborrin e kishës dhe s’ka asnjë problem, dhe për partinë ne të thrim. Ndasia që na bëhet është nga politika.

Europa nuk na fut në Europë se jemi popull i keq, këtë po i infektojmë vetes.

Ne kemi qenë për Evropë para një mijë vjetëve. Ne nuk po futemi në Evropë për shkak të një politike të keqe prej 30 vitesh.

Evropa është diplomaci e madhe dhe kemi disa kushte të mëdha”, ka thënë Zenelaj