Kastriot Robo, ambasadori i ri në Turqi/ Gent Gazheli lirohet nga detyra

Gent Gazheli, është liruar nga detyra si ambasadori shqiptar në Turqi. Sipas informacioneve, presidenti Ilir Meta ka dekretuar ambasadorin e ri të Shqipërisë në Turqi.

Përmes një shkrese zyrtare është dekretuar Kastriot Robon si ambasador në Turqi.

Kujtojmë këtu se dekretet e Presidentit për lirimin e Gent Gazhelit dhe më vonë emërimin e  Kastriot Robon, u propozuan nga kryeministri Rama./apel.media