Gazetarja spanjolle Lorena Gonzalez, është arrestuar pas komentit të saj racist për Camavinga, gjatë prezantimit tek Real Madridi

Gazetarja e RTVE, Lorena Gonzalez, është arrestuar pas komentit të saj racist për Camavinga, gjatë prezantimit të tij te Real Madridi.


“Ky djalë është më i zi se kostumi i tij, boooo”, – tha gazetarja ndërsa futbollisti francez dilte nga dhoma e prezantimit.


Gazetarja spanjolle është kapur nga kamera, RTVE i kërkoi falje Eduardo Camavinga në një njoftim zyrtar, drejtpërdrejt në TV, dhe deklaroi se Lorena tregoi paaftësi ekstreme, ajo që tha ishte shumë jo profesionale dhe e papërshtatshme.