Gazetarja e “Supersportit” tregon momentet e vështira të jetës

Një nga gazetaret sportive më të këndshmë të ekranit është padyshim Lei Kraja. Fama e saj në shqipëri erdhi pasi kthimit Shtetet e Bashkuara atje ku është rritur dhe është shpallur Miss.

E ftuar në një emission televiziv, ajo ka folur për historinë dhe eksperiencën e saj në Amerikë, ku ka treguar se nuk ka qenë gjithmonë aq e thjeshtë për të.

“Vendosa që të bëhem e pavarur finaciarisht dhe të mos kem as nga mami dhe as nga babi ndihmë. Shkova në Neë York për të jetuar. Unë nuk shkova si modele në Neë York, modelingun e kisha më shumë si hobi dhe prindërit nuk e kanë pasur qejf fare këtë pjesën e shoëbizit, sidomos mami im që është diplomuar për 3 degë, e urren dhe nuk e kupton artin.

Kështu që unë shkova në New York për ta provuar, për të bërë qejf. Isha single, 22 vjeç. Fillova punë në një zyrë aty, por nuk më dilnin paratë edhe fillova një punë të dytë si kamariere, banakiere. Më duket sikur kam jetuar një maratonë, nuk flija kurrë, më merrte malli për gjumë. Shkoja bëja ndonjë cast, ndonjë photoshooting. Kishte shqiptarë pafund dhe më pëlqente kjo gjë”, ka rrëfyer Lei Kraja. /apel.media