Gazetari vlonjat nxjerr nga arkivat/ Si festohej Festa e Pavarësisë në Vlorën e pushtuar nga Italia

Gazetari Ergys Alushi përkujton sesi festohej Pavarësia ne Vlore kur ishte koha e pushimit italian.

Alushi shkruan:

28 nëntor 1919

Italianët në Vlorë, nuk do të lejojne popullin të festoje.

Perleshjet ndodhin ne sheshin para xhamise se Tabakut, Muradie, dhe ne vendin ku u ngrit flamuri.

Italianet perdhosin flamurin, duke e lidhur ne bishtin e nje qeni.

Gjakrat ndizen keq ndër vlonjatet. Trupat e vlonjatëve bëhen barrikadë rreth Osman Haxhiut.

Paria e Vlores dergon ne Rome, Abaz Mezinin, qe takon ndër te tjera edhe ambasadorin e SHBA ne Rome dhe i kerkon ndihme.

Pak dite pas 28 nentorit, Presidenti i SHBA Willson, do te dergoje ne Vlore keshilltarin e tij, Jozef Haverin.

Keshilltari amerikan do te kuptoje se vlonjatet nuk e duronin dot perdhosjen e flamurit ne diten e 28 nentorit dhe ishin gati per luftë kunder italianeve.

Historia vazhdon…