Gazetari Ruçi tërheq veshin bashkisë Vlorë/ Ja ku i ke vendet për parkim, mos gjobit qytetarët

Gazetari Edi Ruçi sjell një panoramë nga Vlora ku shkruan:

Përgjatë sezonit turistik ankohemi gjithmonë se nuk ka vend parkime të mjaftueshme, ndërkohë që pushuesit “dynden” me gjoba
Ja tek e keni hapësirën nëse doni vërtet të investoni për qytetin !
Hapësirë ku mund të parkohen mbi 300 automjete dhe nuk do shumë fonde, pasi është thuajse gati.

Rehabilitoni pllakat që kanë që në kohën e “dinozaurit” dhe hidhini asfalt.
Shpëtoni edhe banorët e zonës nga shkurret, mbeturinat dhe era e kanalit !

Këto janë projekte që vlejnë për Vlorën !
Nuk vazhdohet më duke hedh foto kur pastroni mbeturinat, bëni ndonjë koncert apo vendosni disa kosha, dhe i reklamoni sikur po ”shpikni rrotën”