Gazetari investigativ Renaldo Bregu apelon/ Mjekët duhet të ndryshojnë protokollin ndaj pacientëve

Gazetari investigativ Renaldo Bregu, ka bere një analizë të gjendjes sesi pervijohet protokolli mes mjekut e pacientit. Sipas tij mjeket duhet tua japin pacientëve edhe me shkrim viziten e diagnozen. ...
Gazetari investigativ Renaldo Bregu apelon/ Mjekët duhet të ndryshojnë protokollin ndaj pacientëve
Foto: Gazetari investigativ Renaldo Bregu apelon/ Mjekët duhet të ndryshojnë protokollin ndaj pacientëve

Gazetari investigativ Renaldo Bregu, ka bere një analizë të gjendjes sesi pervijohet protokolli mes mjekut e pacientit. Sipas tij mjeket duhet tua japin pacientëve edhe me shkrim viziten e diagnozen.

Me përshkrimin e vizitës, i zgjedh vetë ilaçet, thotë Bregu, pasi të kem pyetur disa, dhe pasi të kem bërë ndonjë studim të vogël personal në treg dhe më gjerë.

Reagimi plote :

Unë nuk e shikoj të drejtë, praktikën e Mjekëve shqiptar, që kur shkoj të vizitohem, më jep përgjigjen me gojë (verbale) çfarë kam dhe çfarë mund të bëj, kurse me shkrim më jep vetëm ilaçet.

Në fakt Unë jam i interesuar të marrë përshkrimin e vizitës me shkrim, më shumë sesa për ilaçet.

Me përshkrimin e vizitës, i zgjedh vetë ilaçet pasi të kem pyetur disa, dhe pasi të kem bërë ndonjë studim të vogël personal në treg dhe më gjerë.

Kjo praktikë nuk më pëlqen dhe po luftoj si t’a ndryshoj, të paktën tek pacientët/ klientë që kërkojnë këtë natyrë shërbimi, Mjeku apo Doktori duhet t’ua japi me shkrim përshkrimin e saj që ka dalë prej vizitës.

Kam bërë deri tani 5 vizita për fëmijën tim, për kollën, po e ndjek në një mënyrë shteruese problemin e kollës apo natyrës së kollës së fëmijës, dhe ende nuk di çfarë ka, dhe çfarë sjellje ushqimore duhet të ndjek ose më shumë se kaq.

Ja përpjekja ime që ende nuk ka mbaruar.

1- shkova tek Pediatria e Lagjes, Qendra Shëndetësore Nr. 6, më tha rekomandim tek Dispanceria të bëj një Grafik mushkërive.

2- shkova tek Dispanceria, më vari në qafë një copë letër, dhe nuk më shpjegoi asgjë qoftë edhe verbalisht. T’a shpjegon Mjeku i Familjes, Pediatria më tha.

3- shkova tek Pediatria, asgjë të qartë lidhur me Grafikë nuk më tha, por shko tek Poliklinika Nr. 2, e Specialiteteve më tha, tek 21-shi.

4- tek Poliklinika e Specialiteteve, më pyet Mjekia Alergologe, pse ke ardhur. I them arsyen pasi kupton që e kam marrë me “nge”, bën vizitën, dhe më var në qafë një rekomandim për tek Spitali Francez.

5- shkoj tek Spitali Francez, më thotë pas vizitës që fëmija nuk është alergjike, dhe me këtë rekomandim do shkosh tek mjeku Specialist.

Dyshoj fort që mund të kem edhe nja 2 – 3 kontakte të tjera me mjekët, por ç’rëndësi ka.

Unë deri tani nuk kam asgjë me shkrim çfarë ka fëmija im. Shpenzoj kohë pa fund, dhe sistemi shëndetësor shqiptar, më var në qafë vetëm ilaçet me shkrim.

Pooooo, ilaçet m’i japin me shkrim.
Ato po e them publikisht, nuk më interesojnë, më intereson përshkrimi profesional me shkrim, nga mjeku rreth vizitës që ka bërë.

Sa pak kërkoj,
por këta (sistemi i mjekësisë në vend) ma ofrojnë, sikur do bëj tjetërsim prone të Këshillit të Ministrave, se këto pronat e tjera publike, janë tjetërsuar disa herë.

Kështu nuk mund të vazhdojmë.

Unë i kam hapur fëmijës sim një dosje në kompjutër, dhe monitoroj vizitat dhe ilaçet që japin efekt, me datat përkatëse.

Çfarë i bën yzmet mëndjes Mjekësia Shqiptare, që mund të besohet ende të vazhdojmë me praktikën shkatërruese të mjekësisë gjatë këtyre 30 vjetëve.

Nuk e di n.q.s më ndodh vetëm mua, si monitorues Sociologjie i lindur që jam, por mua më rezultojnë deri në 97 % e stafit mjekësor publik në vend, që nxijnë në fytyrë gjatë punës, kurrë nuk i shikon të qeshur, shprehin lodhje pa e filluar punën ende, shprehin urrejtje për Pacientët.

Pra Unë e shikoj Mjekun Shqiptar, diçka më të vrenjtur dhe sikur është mizerje me jetën e Tij,
e shikoj Mjekun Shqiptar më të nxirrë në fytyrë më keq se një lypës apo një i pastrehë.