Gazetari investigativ dëshmon 4 ngjarje si ajo e “mushkonjës së vermoshit”/ “Çunat” kanë kompletuar territorin e Shqipërisë me aeroporte

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka renditur ngjarjet si ajo e një dite me pare ku ne Vermosh u lajmërua se kishte rene nje avion privat qe transportonte lëndë narkotike. Hoxha shkruan se kjo është ngjarja e radhës në vendin tonë. Pasi sipas tij “çunat” tashme e kane kompletuar territorin e Shqiperise me inaugurimin e aeroporteve reale nga veriu ne jug….

Reagimi plote i gazetarit :

Ndersa Qeveria vazhdon te premtoje, ndertimin e aeroporteve virtuale 3D ne mandatin e trete, “çunat” tashme e kane kompletuar territorin e Shqiperise me inaugurimin e aeroporteve reale nga veriu ne jug….

Tashme e kemi te provuar me avione te kapur ne pistat aeroportit te Sevasterit ne jug, Divjakes dhe Ishmit ne Shqiperine e mesme dhe Vermoshit ne veri🤪🤪

Ne fakt kemi bere evolim!!!!
Me 2014-en, kapem avionin bashke me pilotin italian dhe kanabisin.
Me 2015-en, avioni na iku, por e kapen italianet bashke me pilotin dhe kanabisin.
Ne 2016-en, kapem vetem avionin dhe pilotin, ngarkesa me kanabis na humbi.
Kurse me 2021, na humbi jo vetem ngarkesa me kanabis po edhe piloti megjithe pasagjerin🤣🤣🤣

10 maj 2014
Rrezohet ne plazhin e Divjakes nje avion italian dhe piloti i tij, Giorgio Riformato. Ne afersi te avionit u kap dhe nje fuoristrade Mitsubishi me 460 kg kanabis, gati per tu transportuar ne Itali.
24 gusht 2015
Kapet ne Brindizi nje avion me 120 kg kanabis, i nisur mengjesin e asaj dite nga Sevasteri i Vlores, i cili drejtohej nga piloti Vilson Lamaj nga fshati Babice.
15 shtator 2016
Rrezohet ne grykederdhjen e lumit Ishem, nje avion italian i drejtuar nga piloti veteran Guido Andrea Guidi, i cili kishte ardhur per te transportuar 200 kg kanabis.
4 tetor 2021
Rrezohet ne fushen e Velipojes, Vermosh, nje avion i paidentifikuar, i ardhur nga Mali i Zi, per te marre nje sasi afro 200 kg kanabis. Piloti mbetet i panjohur.