Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka përkujtuar sot viktimat e 21 janarit

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka përkujtuar sot 21 janarin 2011, ku katër persona humbën jetën pasi u vranë gjatë një proteste në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Në një postim në rrjetet sociale, ...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka përkujtuar sot viktimat e 21 janarit
Foto: Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka përkujtuar sot viktimat e 21 janarit

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka përkujtuar sot 21 janarin 2011, ku katër persona humbën jetën pasi u vranë gjatë një proteste në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Në një postim në rrjetet sociale, Hoxha e cilëson këtë ngjarje si më të turpshmen dhe krim shtetëror, i cili edhe sot pas nëtë vitesh ka mbetur i pandëshkuar, edhe pse është i dokumentuar, sipas tij me zë dhe figurë.

“Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Aleks Nika…
Mbeten perjete te vetmit deshmore ne Bulevardin “Deshmoret e kombit”. Viktima te pafajshme te shtetit Shqiptar, qe duhej te ishte aty per ti mbrojtur jetet tuaja por ne fakt beri te kunderten.
Ne 30 vite postkomunizem, nuk di masaker me te dokumentuar, me ze e figure, se ky krim shteteror, dhe deshtim me te turpshem te drejtesise per te ndeshkuar autoret e ketij krimi.
Kater jete te pafajshmish u ekzekutuan pa pike meshire ndersa protestonin me duar ne xhepa para godines me te mbrojtur te vendit.

I urdheruar nga zyra e njeriut me te fuqishem te shtetit dhe i ekzekutuar nga oficeret me te larte drejtues te Gardes se Republikes, te veshur me uniformen e shtetit shqiptar, te armatosur me armet e shtetit shqiptar, te paguar nga parate e shqiptareve, moren jeten e kater bashkekombasve te tyre.”-shkruan Hoxha.

Më tej, ai thekson se sot pas nëntë vitesh nga ngjarja tragjike, jo vetëm që nuk është bërë drejtësi për katër viktima të pafajshme, por janë po të njëjtat figura të politikës, që sot vetëm kanë ndryshuar pozicionet.

“Nente vite me pas, asgje nuk ka ndryshuar nga ajo e premte e zeze e 21 janarit 2011, tmerresisht dhe paturpesisht asgje.
Jane po te njejtet lider politike edhe me te korruptuar se ate pasdite te zymte, qe thjeshte kane nderruar pozicionet drejtuese ne krye te ketij vendi.

Jane po ata te pandeshkuar kurre per masakren qe shkaktuan faqe gjithe shqiptareve, qe sot premtojne lufte kunder korrupsionit politik dhe drejtesi per te gjithe.
Jane po ata, me kostumet e sperkatura me gjakun e shqiptareve, me duart e zhytura ne krim e vrasje. Jane po ata qe urdheruan tu vrasin per tu bere shembull qe askush prej nesh mos guxonte te protestonte perballe asaj godine