Apel EKSKLUZIVE/ Gazetari investigativ apelon për rrugët: Nuk ka shtet pa plan urbanistik…

Nga Renaldo Bregu

Nukk ka as budallenj as debila, në Bashkimin Evropian, dhe për më shumë, Evropa nuk është ndërtuar në baza tarafi, klani, rryshfeti, konjukturash, korrupsioji endemik, dhe jo më njerëz që nuk kanë përgjegjësi për vendin e tyre.

Këtu jemi në një nga skutat e Lagjes “Astir”, Tiranë, siç e shikoni shtëpitë që kushtojnë nga 100,000 €uro apartamenti, kanë këtë pamje jashtë, këtë infrastrukturë.

Nuk ka asnjë vend në Ballkan, që të bëhen ndërtimet pastaj të shkoj Qeveria në prag zgjedhjesh të premtoj rrugë.

Kudo në një shtet normal, fillimisht bëhet plani urbanistik, pastaj investimi në telekomunikacion dhe infrastrukturë, pastaj ndërtohet.

Këtu tek Ne ende vazhdohet, gji qoshe tokash gjysëm bosh, dhe bëj pallat.

Me këtë gjëndje që ka Shqipëria, është luks i madh vetëm të të pranojnë kërkesën si kërkesë formale për anëtarësimin në BE, dhe do të quheshe çmenduri hapja e negociatave. . . . .

Çfarë negociata kërkojmë Ne në mjerët. . . .

Ne autobusin e fundit për në Durrës e kemi në orën 19:00, imagjinoni se çfarë mjerimi është ky vend.

Të privon shijimin e muzgut në Durrës për çdo qytetar që nuk ka makinë. . . . .

Kjo është çmenduri. . . . . .

Transporti interurban në Shqipëria penalizohet që në orën 17:00. . . . .

Dhe përsëri na gënjen mendja, na gënjen mendja sepse m² në disa raste shkon 5,000 €uro m², dhe nuk merret vesh çfarë bëhet, si ndodh, pse ndodh. . . . .

Në këtë rrugë ka kapitale të paluajtshme disa miliona apo miliarda €uro por nuk kanl rrugë, trotuar, kanalizimi, ndriçim etj.