Gazetari i përvishet kryebashkiakut vlonjat Leli/ “Thirri mendjes se je kryetar bashkie, jo bahçevan e pemërritës! Në Babicë mësimin fëmijët e bëjnë në lokalin e dasmave të fshatit”

Gazetari Ergys Alushi nje nga kritizeret e medhenj te puneve publike te bashkisë Vlorë, kete here ka bere per “uje te ftohte” kryebashkiakun Dritan Leli.

Sipas tij kryebashkiaku po sillet si bahçevan e pemërritës teksa në Babicë nje zone pak kilometra larg Vlores, fëmijët e bëjnë mësimin ne lokalin e dasmave të fshatit!

Reagimi plote :

O kokë, thirri mendjes se je kryetar bashkie, nuk je bahçevan e pemërritës!

Mbete me rrush, fiqtë e vezët e thara të qefullit!

Merru me shkollat e qytetit se në shumë prej tyre, çfarë bie jashtë bie brenda në klasa, muret u kullojnë ujë!

Shko në Babicë dhe shiko si e bëjnë mësimin fëmijët në lokalin e dasmave të fshatit!

Shko e shikoji dhe hidh foto prej andej, lëri fiqtë se thahen edhe pa ty!

Merru me shkollat se po vjen dimër i ftohtë e i lagësht dhe nuk kanë ngrohje!

Merru me qytetin se e ke braktisur si kurrë më parë ndonjë kryetar bashkie!

Merru me kaosin që ka përfshirë qytetin, që nga zënia masive e trotuareve e deri balta që ka mbuluar lagje të tëra qysh me shirat e parë!

Shko e shikoji dhe hidh foto prej andej, lëri vezët e qefullit se thahen edhe pa ty!

Lëri o të lëntë Rama pa të plotësuar amanetin, lëri!