Gara shpejtësie dhe telefon në timon, policia bën “kredinë” me gjoba, 5 drejtues mjetesh përfundojnë në pranga

Pesë drejtues automjetesh janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi drejtonin mjetin në gjendje të dehur.

Sipas policisë janë ndëshkuar meë masë administratike për gara shpejtësi në qendra të banuara 17 drejtues mjetesh, si dhe 1123 të tjerë për qëndrim dhe pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë

Vijojnë kontrollet e territorit në të gjithë kryeqytetin, me fokus parkimet e gabuara që bëhen pengesë për lëvizjen në qytet, si dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që manifestojnë sjellje agresive në rrugë.

Në funksion të kontrolleve janë konstatuar dhe:

📌Janë arrestuar 5 drejtues automjetesh që janë konstatuar duke drejtuar mjetet, në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi;

📌Janë ndëshkuar me masë administrative, për gara shpejtësie dhe për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara, 17 drejtues mjetesh;

📌Janë ndëshkuar me masë administrative, për zhurma shqetësuese nga mënyra e drejtimit të mjeteve, 7 drejtues automjetesh sportive;

📌Janë ndëshkuar me masë administrative 14 drejtues mjetesh, për errësim të xhamit parapritës;

📌Janë ndëshkuar me masë administrative 146 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;

📌Janë ndëshkuar me masë administrative 1123 drejtues të automjeteve të ndryshme, për qëndrim dhe pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit.

📌Janë ndëshkuar me masë administrative për qarkullim në korsitë e rezervuara për shërbimin publik, 82 drejtues automjetesh.