Gara për Kryeprokuror/ Arta Marku kërkon një tjetër mandat

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku pasi ka prezantuar punën  dhe vizionin para Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe  ka  kërkuar  një mandat tjetër në këtë detyrë.

Ditën e sotme do të intervistohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë 3 kandidatë për kryeprokuror, saktësisht Arta Marku, Fatjona Memçaj dhe Olsian Çela.

Intervistat e tre kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm, do të transmetohen live.

Kandidatët do të pikëzohen në bazë të profesionalizmit, integritetit dhe aftësive drejtuese./apel.media