Gafa në stadiumin “Air Abania”/ Gabimi në sistemin e ujitjes bën qullë tifozët

Gjatë fillimit të ndeshjes Shqipëri-Francë, u regjistrua një incident me tifozët.

Gafa ndodhi me sistemin e ujitjes në impiantin e ri “Air Albania Stadium”, ku mirëmbajtësit e fushës kanë dashur të lagin barin, por përfunduan duke lagur tifozët.

Fotot e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë se si dy hedhëset e ujit, të drejtuara nga tifozët, i kanë bërë ata qullë në ujë.

Duke pasur parasysh se ndodhemi në një muaj të ftohtë, zhvillimi i ndeshjes nuk ka qenë aspak komond për tifozët e lagur nga uji./apel.media