Në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë Shqipëri- Francë, stadiumi i ri shqiptar ‘Air Albania’ u inaugurua ndër të tjera dhe me firmën simbolike të Presidentit të UEFA-s Aleksander Ceferin, por një gabim i dukshëm u ka shpëtuar organizatorëve.
Në ceremoninë e inaugurimit, firmat u vendosën në një tabelë ku pikërisht fjala ‘inaugurim’ ishte shkruar gabimisht në gjuhën angelze. Në vend të inauguration, ‘organizatorët’ e kishin shkruar ‘inaguration’./apel.media