“Futëm veten në vështirësi”/ Gjimshiti: Dhamë gjithçka në fushë

Berat Gjimshiti është i bindur se ekipi ka dhënë maksimumin që pritej prej tij në fushën e lojës për të marrë rezultatet që i duheshin për të siguruar ngjitjen në Ligën B. Pas ndeshjes, mbrojtësi shprehu bindjen që ky ekip ka të ardhe dhe e bën optimist për kualifikueset e Botërorit që nisin në mars.

“Besojmë që ekipi dha gjithçka në fushë, atë që kishim brenda: E dinim që do të hynim në fushë dhe donim vetëm fitoren. Më në fund ia arritëm edhe pse loja u hap me atë 3-2 që pësuam. Bëmë një lojë të mirë por pastaj e kemi futur veten në vështirësi.

Nuk e filluam si e menduam, edhe për shkak se kishim shumë të rinj në ekip. Por të gjithë janë me shumë cilësi, të gjithë kanë dhënë kontributin e tyre, edhe ata që kanë luajtur më pak, janë të rëndësishëm për ne. Në fillim kemi ecur mbare dhe këto në fund që duheshin fituar, është ajo që duhej bërë për vendin e para.

Ekipi besoj se ka të ardhme se ka të rinj me shumë cilësi, ndërsa edhe disa me më shumë eksperiencë dhe që kanë shumë vite këtu. Miksi është shumë i mirë dhe besoj se kjo do të na rritë, duhet të na japë vetëbesim në atë që vjen në mars kur do të jemi përsëri këtu”, tha Gjimshiti.