Futbollisti i Liverpool solidarizohet me vendimin e Kante

Premier League është rikthyer në stërvitje, pasi shumë shpejt pritet të rifillojë kampionati. Dy futbollistë kanë refuzuar të stërviten me skuadrat e tyre nga frika e madhe prej COVID-19. N’Golo Kante dhe Troy Deeney janë të vetmit që nuk duan të zbresin në fushë dhe klubet i kanë mirëkuptuar.

Kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson, ka komentuar veprimet e rivalëve të tij. “I respektoj plotësisht mendimet dhe vendimet e tyre për të mos u rikthyer në stërvitje. Mendoj se çdokush është në situata të ndryshme familjare.

“Nëse nuk ndihesh rehat, apo i sigurt, askush nuk duhet të të detyrojë të shkosh në punë dhe të të vërë në presion. I respektoj djemtë që nuk ndihen të sigurtë dhe shpresoj që ata të respektojnı vendimin tim dhe të të tjerëve që janë kthyer në fushë”, – tha ai.

Henderson leads the attacking threat & our 1 in 1000 defence - 5 ...