Ditën e sotme gjatë ndeshjes mes Egnatias dhe Partizanit, sulmuesi Raphael Dwamena u rrëzua në tokë dhe paçka se u dërgua në spital, nuk ia doli të mbijetojë pas goditjes në zemër.
28-vjeçari u dërgua në spitalin e Rrogozhinës dhe pas tij në atë të Kavajës, ku mbërriti pa shënja jete dhe mjekët nuk mundën të bënin diçka për ta shpëtuar.
Pas lajmit tragjik shumë pjesëtarë të stafit dhe futbollistë u nisën për në spitalin e Kavajës, aty ku në pamjet më poshtë duken kolegët e ganezit që qajnë dhe bërtasin ndërkohë që ambulanca transporton trupin e tij të pajetë për në morg.