Gjatë kësaj periudhe festash, në të gjithë kampionatet kryesore të globit, njerëzit po shijojnë periudhën e festave të fundvitit, pranë familjarëve të tyre dhe duke pritur momentin e ndërrimit të viteve.
Por në Angli, jo. Atje futbolli do të vazhdojë edhe në Boxing Day, e cila është një ditë simbol për shumë shtete të botës ku njerëzit kanë prioritet të shkojnë dhe të bëjnë shopping. Mesa duket, Anglia nuk dëshiron as të bëjë shopping, as të pushojnë, por duan vetëm diçka, futbollin.
Ku i dihet, mbase Babagjyshi është tifoz i ndonjë skuadre angleze.
Sfida më pikante e datës 26 Dhjetor do të jetë ajo midis 2 kryesuesve të Premier League: Leicester – Liverpool e cila do të zhvillohet në orën 21:00
/apel.media