Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, së bashku me homologët e tij në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut kanë vendosur të ndërtojnë sërish tre shtëpi, që janë shkatërruar nga tërmeti.
“Sot në Durrës prita & takova me kënaqësi miqtë dhe homologët e mi Presidentë të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Agim Ademi dhe Muamed Sejdini, të cilët shprehën dëshirën për t’ju bashkuar FSHF-së në kontributin për familjet e prekura nga tërmeti. Duke u nisur nga dëshira dhe nga gadishmëria nga i gjithë komuniteti i futbollit, ne marrim përsipër rindërtimin e tre shtëpive të rrënuara. Fushata e ndihmës nga ana e FSHF-së do vijojë në ditët në vazhdim. Ne jemi një skuadër!” thotë Duka.