Futbolli italian në zi, ndahet nga jeta ish-portieri i Milanit

Ish-portieri legjendar i Milanit, Viliam Veçi, është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare.

Pjesën më të madhe të karrierës së tij ai e kaloi me skuadrën kuqezi, si portier i rezervë, por luajti një rol të madh në skuadër. Ai gjithashtu ka qenë pjesë edhe e skuadrave si Komo, Kaliari dhe Spal.

Veçi gjithashtu u bë edhe trajneri i portierëve te skuadra e Milanit, Juventusit dhe Realit të Madridit, duke qenë pjesë e skuadrave fituese në Ligën e Kampionëve, në vitin 2003 dhe 2014.

Lajmin për humbjen e tij nga jeta e ka bërë me dije vetë klubi me anë të një postimi në rrjetet sociale.