Fundjavë e trazuar -I japin fund jetës dy shtetas shqiptarë duke u vetëvarur

Një 20 vjeçare është gjetur e pajetë në fshatin Orman të Korçës. Burime për Apel.Media nga Korca, bëjnë të ditur se ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e të ndjerës e cila u gjet nga familjarët në orët e mesditës.

Ende nuk dihet arsyeja e këtij veprimi. Mësohet se policia ka shkuar në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve që cuan të renë drejt këtij akti final dhe të kobshëm për jetën.

Ndërsa nga mediat mësohet se po sot edhe një person i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Një i burgosur 51-vjeç u vetëvar me çarçaf e për pasojë ka ndërruar jetë. Shtetasi nga Mallakastra u gjet i vetëvarur në qelinë e tij dhe u deklarua  i vdekur në Spitalin e Burgut.

I burgosuri ndodhej në paraburgim në Fier.