Fundjava nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme


Kjo fundjavë do të ndikohet nga masa ajrore të qendrueshme.
Përgjithësisht do të mbizotërojnë orët me diell në pjesën më të madhe të vendit. Në veri e verilindje gjatë mesditës parashikohen zhvillime vranësirash të cilat do të pasohen nga reshje lokale shiu.
Era do të fryjë me drejtim nga jugperëndimi e veriperëndimi me shpejtësi mesatare e përkohësisht e vrullshme në bregdet.
Valëzimi në dete i forcës 2 ballë.
Ju urojmë një fundjavë të mbarë!