Ftesa t’ja heqim 13 rroga Lenës, t’ja japim Prenës

Nga Irena Beqiraj

Tek lexon opozitën edhe përkrahësit e saj,  të cilët e konsiderojnë pjesmarrjen e Nen/kryetarit të bashkisë në 13 borde e pozicione drejtuese si një arsye më shumë,  për të mos votuar maxhorancën, me të drejtë më lind pyetja : Cili është mekanizmi që do të garnatojnë që nesër,  një esponet i lartë i PD  nuk do të jetë drejtues në 13 borde?

Për këdo që njeh kompanite shtetërore ,  gangeni 30 vjecar i tyre është pikërisht varësia që ka  menaxhimi i tyre nga Politika.

Në 30 vite, sipas ligjeve dhe VKM  në fuqi,  Ministri, apo Kryetari i Bashkisë  si përfaqësues i aksionerit, emëron, shkarkton në bazë të statusit, pa asnjë procedurë përzgjedhjeje, ose ndryshe me një të rënë të lapsit, drejtuesit e lartë të kompanive shtetërore, antarët e Bordeve Drejtuese dhe Drejtorët e Ekzektutivë . E thënë troc, keqmenaxhimi dhe performaca e dobët e KSH-ve, në 30 vitet e fundit , ku afërsisht 80% e tyre sot kanë humbje të akumuluara, lidhet pasgjithshmërisht me afërsinë që drejtimi i këtyre të  fundit ka pasur me politikën. Politikanët përtej mungesës së njohurive për të gjykuar në lidhje me  çështjet e menaxhimit të kompanive shtetërore si biznese të mirëfillta, kanë prije të gjykojnë dhe të marrin vendime parë nga këndvështrimi politik , duke minuar aspektin tregëtar të tyre. Njërzit që kane emëruar në bordet drejtuese apo drejtorët ekzekutivë përgjithësisht nuk kanë qene profesionistë të fushës. Në 30 vitete kompanitë shtetetërore  janë drejtuar nga “ Klubet e fansave të Ministrave dhe kryetarëve të bashkive ”. Përfaqësimi i Aksionerit nga Ministrat ,është shoqëruar me ndërhyrje partiake-politike,  Si rezultat, partitë politike në mënyrë indirekte kanë ushtruar  ndikim mbi vendimet e rëndësishme ,brenda një Kompanie Shtetërore duke përfshirë: emërimet, rekrutimi i stafit, ,proceset e tenderimit. Kompanite shteterore ne 30 vjet jane perdorur si Kashunat e Pulllumbave te partive ne pushtet.

 Në këto kushte përultësisht mund tu them që nëse i fryjmë zjarrit të zemërimit të një populli të varfër, kundër  politikanëve të mirëpaguar, shumë prej të indinjaurve të sotëm,ju siguroj  kanë bërë të njëjtën gjë, kanë ushqyer me rroga të majmë në borde, këshilltarët, zv/ ministrat, sekretarët e përgjithshëm apo drejtorët e tyre të besuar.  Prandaj cdo  minsitër që vjen rishtazi, madje  edhe ato teknikë, që javën e parë që ulen në karrike kanë kërkuar listën e antarëve të bordeve në kompanitë shtetërore.

Këto rreshta nuk janë kursesi  për të justifikaur rrogat e Nënkryetarit , aq më tëpër nga unë që kam ndjekur  një qasje tërësisht tjetër për këtë ceshtje. (   hoqa  dorë nga të gjitha bordet drejtuese, përvec bordit të Instittutit të Sigurimeve Shoqërore te cilin me detyronte ligji qe ta mbaja pasi me VKM anetar ishte Zv/ ministri i Financave përgjegjës për të ardhurat).

Opozita  nuk bëhet automatikisht  alterantivë më e mirë sepse nëkryetari paska marrë 13 rroga. Ajo duhet qartesisht te prezantoje  mekanizmat që do të përdor për të siguruar atë që Platoni këshillonte : “qeverisni  veten, vendosni kufizime mbi veten dhe bëni gjithçka që është e nevojshme për të shmangur tundimin”

Pa  këto mekanizma ftesa e saj, shkurt do të përkthehej  më votoni  t’ja heqim 13 bordet Lenës  e t’ja jap Prenës.

 Ps. Mirëmenaxhimi i kompanive, shtetërore sidomos ato në sektorët strategjikë duhen parë si mjete të rendësishme për zhvillimin ekonomik të vendit,  (sipas te dhënave më të fundit rritja ekonomike që shumë vende realizojnë nga Kompanitë Shtetërore varjon nga 1% deri në 4% te PBB).