Frikë në Itali, rritet numri i të infektuarve me COVID në 24 orë

Vijon të rritet numri i infektimeve me koronavirus në Itali.

Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë bëjnë me dije se në 24 orët e fundit nga 90 mijë testime të kryera kanë rezultuar të prekur me Covid 1648 persona, ndërsa gjithashtu raportohen dhe 24 viktima.

Që fillimi i pandemisë vendi fqinj numëron mbi 313 mijë të infektuar dhe 35.875 viktima. Situata më e rënduar në ditën e fundit ishte në Campania, ndërkohë që nuk kishte asnjë rajon pa raste të prekurish.