Franca në ndihmë të qytetarëve: 100 euro karburant për ata që shkojnë me makinë në punë

Në një kohë që çmimet e karburanteve janë rritur në shumë vende të botës, qeveria franceze do të ndihmojë njerëzit që po përballen me këtë problem. Kryeministrja e Francës, Elisabeth Borne njoftoi dit...
Franca në ndihmë të qytetarëve: 100 euro karburant për ata që shkojnë me makinë në punë
Foto: Franca në ndihmë të qytetarëve: 100 euro karburant për ata që shkojnë me makinë në punë

Në një kohë që çmimet e karburanteve janë rritur në shumë vende të botës, qeveria franceze do të ndihmojë njerëzit që po përballen me këtë problem.

Kryeministrja e Francës, Elisabeth Borne njoftoi ditën e sotme se duke filluar nga janari i 2023 një kompensim karburanti prej 100 eurosh do të jepet për 10 milionë francezët më të varfër.

Ajo tha se paratë do t’u jepen francezëve që kanë nevojë për makinën e tyre për të shkuar në punë.

Francezët e interesuar për komepnsimin e qeverisë do të duhet të shkojnë në faqen impots.gouv.fr , të fusin numrin e tyre tatimor dhe targën e tyre, të plotësojnë një “deklaratë” që tregon se ata kanë nevojë për makinën e tyre për të shkuar në punë, në mënyrë që të marrin këto 100 euro në llogarinë e tyre bankare.