Dhjetë persona janë arrestuar javën e kaluar si pjesë e një operacioni për shkatërrimin e një rrjeti të madh të vjedhjes së argjendarive të kryera në Oçitania dhe New Aquitaine.
Besohet se ata kanë shitur 330,000 euro bizhuteri të vjedhura në Jugperëndim gjatë 33 udhëtimeve të bëra midis Montauban dhe Belgjikës për 18 muajt e fundit.
Më 19 nëntor, xhandarmëria ka arrestuar dhjetë persona nga Shqipëria dhe Çeçenia.
Ndëra, majin e kaluar, hetuesit e Lescar në Pyrénées-Atlantiques, në bashkëpunim me seksionin e kërkimit në Toulouse, ndaluan ekipin e parë prej pesë shqiptarësh. Këta të fudit ishin të dyshuar për rreth 80 vjedhje në Oçitania dhe Aquitaine.
Ata kishin lidhje me një argjendar në Montalban, me origjinë nga Rusia, ai luante rolin e koleksionistit të argjendarisë. Ky i fundit ishte gjithashtu në kontakt me një homolog belg nga i cili tregëtonte mallin e vjedhur.
110 ushtarët e mobilizuar gjatë kontrollit gjetën edhe një shufër argjendi me vlerë 7,500 euro. Ndër të tjera janë gjetur edhe sende si monedha ari, më shumë se 300 xhevahire, 14.360 euro para të gatshme, si dhe një Mini Cooper dhe 26.665 euro në llogari të ndryshme bankare./ apel.media