Fotoja e sherrit bëri xhiron e rrjetit, Chiara dhe Fedez tregojnë për herë të parë prapaskenën

Chiara dhe Fedez janë një prej çifteve më të njohur në botë, të cilët numërojnë miliona fansa.

Ata jemi mësuar që t’i shohim gjithmonë të lumtur dhe duke transmetur raportin perfekt në çift, por edhe ata si gjithë të tjerët kanë momentet e tyre të zënkave.

Disa javë më parë bëri xhiron e rrjetit një foto e çiftit në Liqenin e Comos, ku ata shfaqen si kurrë më parë duke u zënë, shumë larg imazhit që publikojnë në rrjete sociale.

Sipas ‘Chi’, të cilët kanë siguruar imazhin, Fedez ka shpërthyer ndaj Chiarës, ndërsa kjo e fundit e qetëson. Gjatë zënkës, ai ka bërë një telefonatë, ndërsa blogerja përpiqet të ndërhyjë.

Për herë të parë, Chiara dhe Fedez kanë treguar prapaskenat e sherrit, në një video live në Instagram.

“Është e vërtetë, u zumë keq. Por u sqaruan para se së ktheheshim tek shtëpia jonë në Milano. Sherri më i madh ndodhi pikërisht në çastin kur jemi fotografuar. E kam fjalën për foton që u bë virale në rrjet. Sidoqoftë motivi ishin ca budallallëqe.”

“Motivi ishin ca çështje familjare” – shtoi Chiara, duke e mbyllur këtu këtë temë.

Kujtojmë se në mars të 2018-s ata u bënë prindër për herë të parë me një djalë, të cilin e  pagëzuan me emrin Leone Lucia Ferragni. Po ashtu në 23 mars të këtij viti, Chiara Ferragni dhe Fedez, u bënë prindër për herë të dytë. Çifti i famshëm u bekuan këtë herë me një vajzë, të cilës i vendosën emrin Vittoria. Ky emër është me origjinë italiane dhe do të thotë “fitore”. Pas lindjes së vajzës, si Chiara, po ashtu dhe Fedez, kanë qenë shumë aktiv në rrjete sociale ku ndajnë momente të ndryshme nga përditshmëria.