Vajza që shihni në foto, është 25-vjeçarja Kristi Reçi një ndër viktimat e para të tërmetit që preku dje vendin e sotëm. Mësohet se e reja ishte e afërme e djalit të kryeministrit Rama, Greg Rama, i cili ne nje postim ne rrjetet sociale, ka ngushëlluar familjet e viktimave të tërmetit, teksa ka rrëfyer se një prej tyre e njihte personalisht.
“Mes viktimave të shumta nga kjo fatkeqësi natyrore edhe një njeriu im i afërt së bashku me vëllanë e saj, mamin dhe babin janë gjetur nën rrënoja. Vetëm dy trupa janë nxjerrë deri tani nga gërmadhat e asaj që u shpall ditë zie kombëtare. Ngushëllimet e mia shkojnë për të gjithë viktimat e kësaj fatkeqësie”, tha djali i Edi Ramës.