FOTO- Viktimë e tërmetit:Kush është 25-vjeçarja mikesha e Greg Ramës  

  Vajza që shihni në foto,  është  25-vjeçarja Kristi Reçi një ndër viktimat  e para  të  tërmetit që preku dje vendin e sotëm.  Mësohet se e  reja ishte e afërme e djalit të kryeministrit Rama, ...

 

Vajza që shihni në foto,  është  25-vjeçarja Kristi Reçi një ndër viktimat  e para  të  tërmetit që preku dje vendin e sotëm.  Mësohet se e  reja ishte e afërme e djalit të kryeministrit Rama, Greg Rama, i cili ne nje postim ne rrjetet sociale, ka ngushëlluar familjet e viktimave të tërmetit, teksa ka rrëfyer se një prej  tyre e njihte personalisht.

“Mes viktimave të shumta nga kjo fatkeqësi natyrore edhe një njeriu im i afërt së bashku me vëllanë e saj, mamin dhe babin janë gjetur nën rrënoja. Vetëm dy trupa janë nxjerrë deri tani nga gërmadhat e asaj që u shpall ditë zie kombëtare. Ngushëllimet e mia shkojnë për të gjithë viktimat e kësaj fatkeqësie”, tha djali i Edi Ramës.