Tifozët e pranishëm, në stadiumin Air Albania gjatë derbit kryeqytetas, kanë qenë dëshmitarë të një marshimi të ushtrisë, efektivëve të policisë dhe të forcave të emergjencës civile.
Të gjitha këto struktura janë bërë bashkë dhe kanë marshuar, në ambientet e fushës në nder të viktimave dhe personave të prekur nga tërmeti.
Ndërsa nga ana tjetër, Partizani ka vendosur që gjysmat e të ardhurave, të siguruara nga shitja e biletave për këtë ndeshje, t’i dhurojë për personat e prekur nga tërmeti./apel.media