Foto: Shtrëngime duarsh dhe përqafime- Përfundimet e takimit mes Ramës dhe Erdoganit

Pas konferencës së donatorëve, Kryeministri Edi Rama, doli në konferencë për shtyp së bashku me Presidentin turk, Erdogan.

Në konferencë ata duken shumë të qetë dhe shumë miqësorë me njëri-tjetrin, teksa zbulojnë dhe çka kanë diskutuar gjatë takimit.

“Takimi me Erdogan zgjati rreth 3 orë. Folëm për shumë gjëra në të gjitha aspektet. Kemi të gjitha çadrat e nevojshme kanë filluar të instalohen, të tjerat nisen sot. Për banesat ka filluar puna, po përcaktojmë vendet. Ndihma ka qenë e gjithë anshme, nuk flasim vetëm për çadra kanë ardhur dhe njerëz, jo vetëm gjëra materiale”, u shpreh ai.

Teksa Erdogan tha : “Do të jemi në kontakt me ministren e Kulturës në Shqipëri që të diskutojmë për pjesën e rindërtimit. Do të diskutojmë sërish edhe me kryeministrin Rama për këtë pjesën e ndërtimeve.

Do t’u tregojmë shokëve tanë që janë atje edhe për ndërtimet, disa prej tyre do të jenë më bazë çeliku. Mendoj që brenda 6 muajve maksimumi deri në një vit ndërtesat do të jenë kryer. Për shkak të dimrit do të dërgojmë çadra specialisht për dimër për të gjithë ata që janë pa shtëpi”, përmbylli Presidenti turk./apel.media