Një godinë tre katëshe e dëmtuar nga tërmeti i datës 26 Nëntor në Universitetit Bujqësor të Tiranës, është shembur me tritol.
Shembja është kryer në mënyrë të komanduar, teksa prezentë kanë qenë Kryeministri Edi Rama dhe Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj
Godina është shpallur e pabanueshme, ndonëse më herët në godinë banonin familjarë. Sot është prishur edhe një tjetër godinë pranë Institutit Bujqësor, teksa ende duhet të prishen edhe 8 godina të tjera./ apel.media