“Sfidojnë tërmetin“, është lajtmotivi i ekspozitës që kanë krijuar nxënësit e Shkollës 9- vjeçare Ahmet Gashi me rastin e 75-vjetorit të Çlirimit.
Siç e dimë të gjithë, tërmeti i datës 26 Nëntor, la disi në hije aktivitetet e programuara për festat kombëtare.
Mirëpo, në Shkollën Ahmet Gashi, tërmeti nuk i trembi as fëmijët dhe as edukatorët e tyre, të cilët vendosën që pavarësisht situatës të ekspozojnë dhe të vlerësojnë punën e fëmijëve.
Mësuesja e lëndës së arteve pamore, Elda Katiaj Dano, pasi kishte kuruar me pasion punët e tyre, të kornizuara sikur të ishin kryevepra që mbartin vlerë internacionale, i solli ato në një ekspozitë në ambientet e shkollës.
Në fakt aktiviteti ishte i programuar të zhvillohej në simbolikë të ditës së çlirimit, por fatkeqësia e tërmetit la mënjanë këtë aktivitet përkohësisht. Pasioni i mësueses Elda Katiaj Dano, dhe nxënësve të shkollës, e rikthyen në qendër të vëmendjes aktivitetin e duarartëve të vegjël.
Media digjitale apel.media në procesin e saj për të përzgjedhur imazhin e kartolinës së festave të Nëntorit, ra në gjurmët e talenteve të promovuar nga fotot e kompozimeve të nxënësve, të kuruara nga mësuesja e tyre Elda Katiaj Dano. Falë këtij promovimi ekspozita përfundoi me një konkurs, ku u përzgjodh nga apel.media kompozimi titulluar ”Liria ”, i nxënëses Françeska Gjika, të shkollën 9 vjeçare Ahmet Gashi. Nxënësja duarartë u shpërblye me një çmim simbolik financiar prej 5 mijë lekësh të rinj, një stimul nxitës për krijimtari artistike në të ardhmen. Kartolina me titullin ”Liria ”, tashmë do të jetë urimi virtual zyrtar i medias digjitale, apel.media.
Në këtë mënyre, Apel bëhet një portë, jo vetëm për politikën dhe ekonominë, por edhe për artin dhe kulturën.
Në një intervistë dhënë për apel.media nxënësja Françeska Gjika, shprehet se në orën e artit pamor, kishim temën arti abstrakt dhe simbolik, paralel kishim edhe një projekt, me temën 75-vjetorit të Çlirimit, për ta paraqitur në ekspozitë. Gjatë kësaj kohe, mësuesja na kërkoi që të përzgjidhnim një nga veprat e artisteve abstraktë. Unë zgjodha Piet Mondrian, pasi shembujt që na dha mësuesja në klasë, më intriguan së tepërmi. Kur realizova këtë punim, mendova që të bashkëngjisja edhe detajet simbolike të festës së çlirimit.
Ndaj dhe nën pemën e famshme të Piet Mondrian-it, vendosa një ushtar që po pushonte nën hijen e saj dhe në perspektivë, flamujt shqiptarë të lirisë. Piet Mondrian, sqaron Françeska, nuk është gjerman, por jam ndikuar nga një shprehje e tij që e lexova së fundmi, ku Mondrian shprehet: Arti abstrakt nuk krijon një realitet tjetër, thjesht krijon një vizion të vërtetë për realitetin. Ndihmuan për organizimin e ekspozitës edhe nën drejtoresha e shkollës, Enkelejda Fezga, si dhe drejtori i shkollws, Luigj Marku.
Siç shprehet mësuesja e artit pamor gjithë krenari për ata, Elda Katiaj Dano, pikturat e duarartëve të shkollës 9 vjeçare Ahmet Gashi, si edhe ato të nxënësve në shkollën Gjergj Fishta, nuk kanë asgjë mangët për të qenë të tilla edhe në një ankand të mirëfilltë koleksionistësh.
Një ekspozitë e tillë solli një pyetje të mësueses për nxënësit. Çfarë do të ndodhte pas një tërmeti të suksesshëm? Përgjigja e gjithkujt ishte- gërmadhë. Nëse do ishte gërmadhë, thotë mësuesja pse nuk janë kthyer në gërmadhë shpellat primitive, arti i Egjiptit, fetë, fiset, kombet, arti grek, ai i rilindës, të cilat ngelen arkiva historike ndërkombëtare e këtij universi. Sepse veprat e artit mbeten të pavdekshme./apel.media