Foto-Prej disa orësh pa drita-30 mijë banorë në Misto Mame  vuajnë terrin, ndërsa bizneset ndërpresin shërbimin

Prej orës katër të pasdites së sotme zona e Misto Mames në Tiranë gjendet në errësirë të plotë.  Zona e njohur në periferi të Tiranës ka mbetur në terr dhe kjo ka sjellë edhe bllokimin e aktiviteteve ...

Prej orës katër të pasdites së sotme zona e Misto Mames në Tiranë gjendet në errësirë të plotë.  Zona e njohur në periferi të Tiranës ka mbetur në terr dhe kjo ka sjellë edhe bllokimin e aktiviteteve të bizneseve të zonës, të cilët janë detyruar të ndërpresin shërbimin ndaj qytetarëve.

Ndër të tjera kjo situatë ka lënë në errësirë dhe 30 mijë banorë, të cilët nuk janë lajmëruar për shkëputjen e energjisë.

Nga ana e OSSHE ditën e djeshme është publikuar një njoftim ku thuhet se do të ketë shkëputje të energjisë në disa zona të Tiranës, mirëpo siç shihet ora në të cilën janë paralajmëruar shkëputjet nuk përkon me orën reale kur ato kanë ndodhur.

Njoftim për abonentët #Tiranë

Stakim, data 22 Nëntor

Në vijim të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, në datën 22 Nëntor do të stakohet energjia elektrike në disa zona në Tiranë

09:00-15:00
Pjesërisht “Rruga e Dibrës”, “Rruga e Barrikadave”, rruga “Zenel Baboci” rruga “Abdulla Keta”, Kashar, Yrshek, “Mine Peza”, “Rruga Fortuzi”./ old.apel.media