Foto/ Motra e Zayn Malik konfirmon shtatëzaninë një muaj pas martese

Motra e këngëtarit të njohur Zayn Malik ka deklaruar se është në pritje të fëmijës së parë, vetëm një muaj pas ceremonisë martesore.

Përmes një ceremonie tradicionale 17 vjeçarja Safaa u lidh në martesë me të dashurin e saj Martin Tise, gjatë muajit shtator.

E veshur me një fustan ngjyrë rozë, Safaa tregoi në instagram barkun e saj të rrumbullakosur. Në postimet e mëvonshme ajo zbuloi për publikun se është në pritje të një vajze.

Ajo u martua vetëm tre ditë pasi mbushi 17 vjeç dhe eventi u publikua në “Instagram” nga nëna e këngëtarit të famshëm Zayn Malik. Por gjithsesi Zayn nuk kishe mundësi që të ishte i pranishëm në dasmën e të motrës, pasi jeton në Angli. Por ai e ndihmon familjen e tij financiarisht./apel.media