Elbasan-Tiranë : Përmbyset makina në mes të rrugës, tre të plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë paradite, në Tiranë. Ngjarja është shënuar në zonën e Kombinatit, ku një makinë ka përplasur një këmbësor në rrugë.

Një automjet, që qarkullonte me shpejtësi tej normave të lejuara, është përfshirë në një aksident, i cili fatmirësisht nuk ka shkaktuar viktima. Ngjarja ka ndodhur rreth 1 km në afërsi të tunelit të Kërrabës, në aksin Elbasan Tiranë.

Burime nga vendngjarja bënë me dije për “BalkanWeb” se automjeti po ecte me shpejtësi të madhe dhe pasi ka humbur drejtimin e lëvizjes është përplasur me muret mbrojtëse të rrugës dhe më pas është përmbysur.

Si rezultat i këtij aksidenti janë rrezikuar edhe disa automjete të tjera që qarkullonin pas tij. Ndërkohë, raportohet për një të plagosur rëndë dhe dy lehtë. Të dëmtuarit janë transportuar për në spitalin kirurgjik të Elbasanit, ndërsa policia ka mbëērritur në vendngjarje për të hetuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.