(FOTO) Historia që nuk njohim/ Në Mavrovë fshihet një nga qytetet më të zhvilluara të Ilirisë antike, Olympe!

Gërmimet arkeologjike të viteve 70’ të drejtuara nga arkeologu Burhan Dautaj nxorrën në dritë një fortifikim prej 1500 metrash dhe gjurmë të vendbanimit që fillonin nga shekulli VI para erës sonë. Në shekullin III para erës sonë ky qytet përjeton dhe fazën më të lulëzuar.

Mbishkrimet e zbuluara dhe monedhat prej bronzi flasin qartë për pavarësinë ekonomike dhe organizimin e qytetit të Olympias me institucione qeverisëse, karakteristika këto të çdo qendre urbane. Ndërsa tjegullat prej balte me emrin e gdhendur “Olympiastan” patën rëndësinë e madhe në identifikimin e qytetit me këtë emër.

Qyteti i Olympias ka luajtur një rol të rëndësishëm në tregtinë që zhvillohej në Luginën e Shushicës, si dhe ka qenë një qendër e fortifikuar e strategjike, e cila garantonte siguri dhe mbrojtje për hapësirën në fjalë!

Lugina e Shushicës ka potencial të jashtëzakonshëm turistik dhe kulturor!