Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka bërë me dije se që prej ditës së sotme në Forcat e Armatosura të Republikës do të ketë edhe 125 efektivë të tjerë.
Ndër të tjera Xhaçka shkruan se djemtë dhe vajzat, kanë kaluar me sukses Stërvitjen Individuale Bazë në Bunavi.
Postimi i plotë
Që prej ditës së sotme, Forca e Armatosur ka 125 efektivë më shumë. Vajzat dhe djemtë përfunduan me sukses Stërvitjen Individuale Bazë në Bunavi, duke u bërë tanimë pjesë e familjes tonë të madhe./ apel.media